Ndërlidhjet

Mot i keq në Britani e Francë


Ilustrim
Ilustrim
Së paku një person ka vdekur në jug të Britanisë, ndërsa shume shtëpi janë dëmtuar pas një nate me stuhi të fuqishme, raporton DPA.

Personi i vdekur në Britani raportohet të jetë një vajzë 17 vjeçare, e cila pësoi pas rënies së një peme mbi shtëpinë ku ajo jetonte.

Në Britani, gjendje emergjente ka mbretëruar edhe në fushën e komunikacionit.

Aeroporti më i madh në vend, Heathrow, ka anuluar rreth 130 fluturime, ndërsa shumë nga linjat e trenit kanë qenë jashtë funksionit.

Mot i keq ka mbretëruar edhe në Francë, ku raportohet të ketë pasur edhe ndërprerje të energjisë elektrike.
XS
SM
MD
LG