Ndërlidhjet

Karzai nis vizitën në Britani


Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai.

Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai.

Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, nis sot vizitën pesëditore në Britani, gjatë së cilës do të bisedojë me homologin pakistanez, Navaz Sharif.

Britania do të kryesojë takimin, i cili synon të përmirësojë marrëdhëniet e trazuara midis dy vendeve aziatike.

Korrespondentët thonë se Qeveira britanike do të kërkojë garanci nga Karzai për stabilitet para zgjedhjeve në Afganistan, të cilat do të mbahen në muajin prill.

Karzai duhet të japë dorëheqje vitin e ardhshëm, pasi ka shërbyer dy mandate.
XS
SM
MD
LG