Ndërlidhjet

Bisedime midis ANEB-it dhe Iranit në Vjenë


Yukiya Amano
Yukiya Amano
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, Yukia Amano, ka thënë se Kombet e Bashkuara dhe Irani duhet të bëjnë përparim konkret në bisedimet për programin bërthamor të Republikës Islamike.

Ai i ka bërë këto komente në fillim të negocaiatave të sotme në Vjenë me kryenegociatorin iranian, Abbas Araqchi.

Araqchi, i cili është zëvendësministër i Jashtëm i Iranit, i ka thënë Amanos se Irani ka “qasje të re” në negociatat me agjencinë.

Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore kërkon qasje në objekte dhe dokumente të Iranit, për t’u siguruar se aktiviteti i tij bërthamor nuk ka për qëllim krijimin e bombës.

Irani këmbëngul se programi i tij ka qëllime paqësore.

Takimi i sotëm në Vjenë ndodh në prag të raundit të ardhshëm të bisedimeve midis Iranit dhe fuqive botërore, i paraparë të mbahet më 7 dhe 8 nëntor, në Gjenevë.
XS
SM
MD
LG