Ndërlidhjet

Stuhi e fuqishme në Britani, Francë e Holandë


Ilustrim
Ilustrim
Një stuhi e fuqishme ka përfshirë Britaninë, veriun e Francës dhe Holandën, duke vrarë së paku tre persona.

Autoritetet thonë se rreth 270,000 shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike, nga erërat e forta që kanë goditur jugun e Anglisë dhe Uellsin.

Disa udhëtime me trena dhe aeroplanë janë anuluar, ndërsa alarmi për përmbytje është lëshuar në disa zona.

Dy persona, një vajzë 17 vjeçe dhe një burrë rreth 50 vjeç, kanë humbur jetën nga rrëzimi i drunjve në Britani.

Parashikuesit e motit thonë se kjo është stuhia më e keqe në këtë vend, në një dekadë.

Në veri të Francës, mijëra shtëpi kanë mbetur po ashtu pa energji elektrike.

Në Amsterdam, ndërkaq, është regjistruar një i vrarë, po ashtu nga rrëzimi i drunjve.
XS
SM
MD
LG