Ndërlidhjet

PE: Vdekja e Mazowieckit, humbje e madhe


Tadeusz Mazowiecki. Gusht, 1989.
Tadeusz Mazowiecki. Gusht, 1989.
Parlamenti Evropian ka thënë se vdekja e ish-kryeministrit të Polonisë, Tadeusz Mazowiecki, është një humbje e madhe për gjithë botën.

Kryeministri i parë polak i periudhës së pas komunizmit ka vdekur sot në moshën 86-vjeçare.

“Kemi humbur një luftëtar të lirisë, një reformator, një intelektual dhe një burrshtetas të rëndësishëm në ndryshimin e historisë së Polonisë dhe të Evropës. Si këshilltar i lartë i Lëvizjes së Solidaritetit në Poloni, Mazowiecki ka luajtur rol të rëndësishëm në rrëzimin e regjimeve shtypëse në Poloni dhe në gjithë Evropën Qendrore dhe Lindore”, ka thënë Marcin Grajewski, zëdhënës i presidentit të Parlamentit Evropian.

Mazowiecki ka qenë njëri nga liderët e lëvizjes për demokraci dhe është bërë kryeministër në vitin 1989.
XS
SM
MD
LG