Ndërlidhjet

OSBE dhe BE lavdërojnë zgjedhjet në Gjeorgji


Vendvotim në Tbilisi.
Vendvotim në Tbilisi.
Rezultatet preliminare të zgjedhjeve presidenciale në Gjeorgji tregojnë fitues kandidatin e koalicionit në pushtet, Giorgi Margvelashvili, me 62 për qind të votave.

Davit Bakradze, kandidat i partisë së presidentit në largim, Mikheil Saakashvili, ka dalë i dyti me afro 22 për qind të votave.

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) ka thënë se zgjedhjet në Gjeorgji kanë qenë pozitve dhe transparente.

“Me zgjedhje pozitive dhe transparente, populli gjeorgjian ka konfirmuar transformimin paqësor të pushtetit”, ka thënë kreu i misionit vëzhgues të OSBE-së, Joao Soares.

Bashkimi Evropian ka lavdëruar po ashtu zgjedhjet e së dielës në Gjeorgji.
XS
SM
MD
LG