Ndërlidhjet

logo-print

Jahjaga: Negociatat për MSA-në afrojnë Kosovën me BE-në


Pre

Pre

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka mirëpritur nisjen e negociatave ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian, për Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit.

“Ky është një hap i rëndësishëm në përafrimin e Kosovës me Bashkimin Evropian. Marrëveshja e Stabilizim Asocimit është hap konkret drejt realizimit të perspektivës evropiane, që do të kontribuojë në zhvillimin ekonomik të vendit, forcimin e demokracisë dhe sundimit të ligjit”, ka thënë Jahjaga përmes një deklarate për mediat.

Sipas saj, institucionet e Republikës së Kosovës janë të përkushtuara që të përmbyllin me sukses negociatat për MSA-në deri në pranverën e vitit të ardhshëm, me qëllim të hapjes së rrugës së anëtarësimit të Kosovës në BE.
XS
SM
MD
LG