Ndërlidhjet

Thaçi: Negociatat për MSA-në, meritë e të gjithve


Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.

Kosova dhe Bashkimi Evropian kanë nisur takimin e parë në kuadër të negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit.

Në hapje të takimit, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se hapja e negociatave është meritë e të gjithë qytetarëve, institucioneve dhe partive politike të Kosovës.

Sipas tij, nga ky moment, Kosova po nis rrugëtimin e saj të sigurt drejt BE-së, që do të pasohet më pas edhe me integrimin e saj në NATO.

“Është një ditë historike sepse sot po hapet kapitull i ri në procesin integrues”, ka thënë Thaçi.
XS
SM
MD
LG