Ndërlidhjet

Brahimi arrin në Damask


I dërguari i Kombeve të Bashkuara dhe Ligës Arabe për Sirinë, Lakhdar Brahimi.

I dërguari i Kombeve të Bashkuara dhe Ligës Arabe për Sirinë, Lakhdar Brahimi.

I dërguari i Kombeve të Bashkuara dhe Ligës Arabe për Sirinë, Lakhdar Brahimi, ka arritur në Damask, për të kërkuar mbështetje për një konferencë të paqes, e cila ka për qëllim t’i japë fund konfliktit civil në këtë vend.

Brahimi, i cili ndodhet në turne rajonal për të promovuar konferencën Gjeneva 2, ka vizituar paraprakisht Iranin.

Konferenca është planifikuar për muajin e ardhshëm.

Të dielën, 19 grupe islamike që luftojnë për rrëzimin e presidentit sirian, Bashar al-Assad, kanë lëshuar një deklaratë, përmes së cilës kanë kundërshtuar pjesëmarrjen në konferencë.

Në deklaratë është thënë se negocimi me regjimin është një akt i “tradhtisë”, i cili duhet të dënohet.
XS
SM
MD
LG