Ndërlidhjet

logo-print

Pesë të vdekur në Sheshin Tiananmen


Tiananmen, 28 tetor 2013.

Tiananmen, 28 tetor 2013.

Mediat shtetërore të Kinës raportojnë për së paku pesë njerëz të vrarë dhe 38 të plagosur nga shpërthimi i një makine në Sheshin Tiananmen të Pekinit.

Tre të vrarët kanë qenë brenda në makinë, ndërsa dy të tjerët kalimtarë.

Sheshi është evakuar dhe rihapur shpejt.

Nuk ka ende asnjë shpjegim për shpërthimin, ndërkohë që hetimet tashmë kanë nisur.

Sheshi Tiananmen ka qenë skenë e protestave për demokraci më 1989, të cilat kanë përfunduar me goditje ushtarake.
XS
SM
MD
LG