Ndërlidhjet

Bisedime “të dobishme” midis Iranit e ANEB-it


Abbas Araghchi

Abbas Araghchi

Zëvendësministri i Jashtëm iranian, Abbas Araqchi, ka thënë se ka pasur bisedime “shumë të dobishme” me kreun e Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB), Yukiya Amano.

Araqchi ka thënë se ka ofruar propozime që reflektojnë “qasje të re” dhe që lehtësojnë shqetësimet ndërkombëtare për programin bërthamor të Iranit.

“Kam shumë shpresë se mund të arrijmë te një rezultat i mirë”, ka thënë Araqchi pas takimit në Vjenë.

Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore kërkon qasje në objekte dhe dokumente të Iranit, për t’u siguruar se aktiviteti i tij bërthamor nuk ka për qëllim krijimin e bombës.

Irani këmbëngul se programi i tij ka qëllime paqësore.

Takimi i sotëm në Vjenë ndodh në prag të raundit të ardhshëm të bisedimeve midis Iranit dhe fuqive botërore, i paraparë të mbahet më 7 dhe 8 nëntor, në Gjenevë.
XS
SM
MD
LG