Ndërlidhjet

Vajza e Berlusconit nuk do të ndjekë rrugën e babait


Silvio Berlusconi
Silvio Berlusconi
Vajza e madhe e ish-kryeministrit të Italisë, Silvio Berlusconi, ka hedhur poshtë spekulimet se ajo do të përcaktohet si trashëgimtare e tij politike.

Marina Berlusconi, 47 vjeçe, ka thënë se “e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja e saj” janë në kompaninë televizive Mediaset, të themeluar nga babai i saj.

Spekulimet kanë nisur prejse Gjykata Supreme e Italisë, në muajin gusht, ka konfirmuar dënimin e Silvio Berlusconit për mashtrim me taksa.

Ai tani përballet me humbje të ulëses në Senat për shkak të këtij dënimi, raporton AP.
XS
SM
MD
LG