Ndërlidhjet

logo-print

Presidentja Jahjaga u prit nga sekretari Hague


Londër, 28 tetor 2013.

Londër, 28 tetor 2013.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, është pritur sot në Londër nga sekretari i jashtëm i Britanisë së Madhe, William Hague.

Sipas njoftimit nga presidenca, dy zyrtarët kanë biseduar për zhvillimet e fundit në Kosovë, për procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pas marrëveshjes së arritur në muajin prill, për rrugën evropiane të Kosovës, si dhe për çështjen e parandalimit të dhunës seksuale në periudha konflikti.

Jahjaga, pos tjerash, ka thënë se marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi duhet të zbatohet në praktikë dhe se pret nga Serbia që t’i kryejë të gjitha obligimet e saj karshi marrëveshjes, me qëllim të shtrirjes së sundimit të ligjit dhe të rendit, si dhe autoritetit të institucioneve të Kosovës në gjithë territorin e Kosovës.

Hague, nga ana e tij, e ka vlerësuar si të arritur të rëndësishme këtë marrëveshje.

Jahjaga po qëndron në Londër për të marrë pjesë në takimin e 9-të të Forumit Botëror Ekonomik Islamik.
XS
SM
MD
LG