Ndërlidhjet

Putin: Homoseksualët do të ndjehen rehat në Soçi


Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se atletët dhe mysafirët homoseksualë në Lojërat Olimpike Dimërore në Soçi do të jenë të qetë, pavarësisht ligjit rus, që ndalon “propagandën” homoseksuale.

“Do të bëjmë gjithçka të mundur që atletët, tifozët dhe mysafirët të ndjehen rehat në Lojëra, pavarësisht orientimit etnik, racor dhe seksual”, ka thënë Putin gjatë një takimi me zyrtarë të sportit në Soçi.

Olimpiada Dimrore nis më 7 shkurt të vitit të ardhshëm dhe zgjat deri me datën 23 të po atij muaji.

Rusia ka miratuar këtë vit ligjin, i cili ndalon “propagandën e marrëdhënieve jotradicionale seksuale” te të miturit.

Ligji ka shkaktuar kritika nga Perëndimi, e madje edhe disa thirrje për bojkotimin e Lojërave.
XS
SM
MD
LG