Ndërlidhjet

Nis puna për interceptorët e NATO-s në Rumani


Ilustrim
Ilustrim
Rumania ka nisur sot punën në një objekt, ku do të vendosen interceptorët raketorë të NATO-s.

Gjatë ceremonisë së përurimit në bazën ushtarake Deveselu, në jug të Rumanisë, zëvendësi i sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Alexander Vershbow, ka thënë se “kjo është një ngjarje historike”.

Ngjarja është ndjekur nga nënsekretari amerikan për mbrojtje të politikave, James N. Miller, dhe nga presidenti rumun, Traian Basescu.

Objekti është pjesë e një projekti të NATO-s për mbrojtje raketore në Evropë.

Ai ka për qëllim t’iu kundërvihet kërcënimeve të mundshme nga Irani, por kundërshtohet fuqishëm nga Rusia, e cila druan se mund të rrezikojë sigurinë e saj.

Uashingtoni do të investojë 134 milionë dollarë në bazën Deveselu.
XS
SM
MD
LG