Ndërlidhjet

Francë: Arrestohet një çift për “abuzim të fëmijës”


Ilustrim

Ilustrim

Një çift është arrestuar pasi një vajzë e vogël, e kequshqyer dhe e pazhvilluar, është gjetur të dielën në bagazhin e një makine, në rajonin Dordogne të Francës.

Të qarat e fëmijës janë dëgjuar nga stafi i një servisi të makinave, ku çifti kishte dërguar makinën e tij për riparim.

Fëmija – që mund të jetë në mes të moshës 15 deri në 23 muaj – është gjetur i zbehtë, i zhveshur dhe i shtrirë në jashtëqitjet e tij, raporton BBC.

Nëna e foshnjës ka thënë se ka mbajtur sekret lindjen e saj.

Ajo dhe partneri i saj janë arrestuar nën dyshimet për abuzim të fëmijës.

Tre fëmijët e tjerë të tyre janë dërguar në përkujdesje sociale.
XS
SM
MD
LG