Ndërlidhjet

Afrikë: Dhjetëra migrantë vdesin nga etja


Shkretëtira e Saharës
Shkretëtira e Saharës
Zyrtarët në Niger thonë se rreth 35 migrantë, të cilët kanë bërë përpjekje të kontrabandohen në Algjeri, kanë vdekur nga etja dhe dehradimi në shkretëtirën Sahara.

Kryetari i qytetit Agadez, Rhisaa Feltou, ka thënë se incidenti ka ndodhur rreth dy javë më parë, por lajmi është shpërndarë tani, pasi të mbiejtuarit kanë arritur të dalin nga shkretëtira.

Ai ka thënë se së paku 60 njerëz kanë qenë duke udhëtuar me dy kamionë, njëri nga të cilët është prishur, rrugës për në qytetin alegjerian, Tamanraset.

Sipas shifrave të Kombeve të Bashkuara, dhjetëra mijëra migrantë nga Afrika Perëndimore arrijnë çdo vit në Evropë përmes detit.

Qindra nga ta kanë humbur në det vetëm muajt e fundit.
XS
SM
MD
LG