Ndërlidhjet

Moti: Vazhdoi stuhia në disa vende evropiane


Ilustrim
Ilustrim
Nga një stuhi e fuqishme, që e ka përfshirë Britaninë, pjesën veriore të Francës dhe Holandën, kanë humbur jetën së paku 10 vetë.

Autoritetet thanë se afro 270 mijë shtëpi kanë mbetur pa rrymë elektrike, meqë shpejtësia e erës në pjesën jugore të Anglisë dhe Uells, kishte arritur deri në 160 kilomentra në orë.

Trenat dhe aeroplanët nuk kanë punuar, ndërsa alarm për vërshime ka pasur në shumë hapësira.

Në Britani kanë humbur jetën katër vetë, në Gjermani tre, ndërsa në Francë, Holandë dhe Danimarkë, është shënuar nga një vdekje për shkak të motit të keq.

Ekspertët thonë se në Britani kjo ishte stuhia më e fuqishme gjatë një dekade.
XS
SM
MD
LG