Ndërlidhjet

Kerry: K. Veriore dhe Irani t’i respektojnë udhëzimet


John Kerry

John Kerry

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, ka shprehur rëndësinë e vazhdimit të përpjekjeve diplomatike për uljen e kërcënimit global nga armatimi atomik.

Zoti Kerry ka kërkuar që Koreja Veriore dhe Irani të bashkëpunojnë me udhëzimet ndërkombëtare për moszgjerim atomik.

Ai tha se “i mbajmë sytë e hapur, aksionet duhet të jenë reale, dhe ato duhet të jenë plotësisht të verifikueshme”.

Këto komente zoti Kerry i bëri mbrëmë vonë gjatë një fjalimi në Institutin për Paqe të Shteteve të Bashkuara, në Uashington.

Pesë shtetet anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, plus Gjermania, do të takohen me Iranin në Gjenevë, më 7 dhe 8 nëntor, për të biseduar për programin atomik iranian.

Uashingtoni dhe aleatët e tij kanë dyshime se Irani në mënyrë sekrete po zhvillon armatim bërthamor, por Teherani i ka hedhur poshtë këto akuza.
XS
SM
MD
LG