Ndërlidhjet

Kirgizi: Ambasada e SHBA-ve e mori një letër të dyshimtë


Pamje nga një pjesë e kryeqytetit Bishkek në Kirgizi
Pamje nga një pjesë e kryeqytetit Bishkek në Kirgizi
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në kryeqytetin Bishkek të Kirgizisë thotë se po zhvillon hetime lidhur me një letër që e kishte marrë, e cila përmbante pluhur të bardhë.

Zyrtarë të ambasadës i thanë sot Radios Evropa e Lirë se letra e dyshuar, që kishte arritur dje, menjëherë ishte dërguar për testime.

Rezultatet e testit kanë treguar se pluhuri nuk ishte i rrezikshëm.

Megjithatë, natyra e kësaj substance nuk është shpallur.

Nuk është e qartë se përse ishte dërguar zarfi në Ambasadën e SHBA-ve. Poashtu, nuk dihet se kush e ka dërguar letrën.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë.

Puna e Ambasadës amerikane në Bishkek nuk është penguar nga ky incident.
XS
SM
MD
LG