Ndërlidhjet

Legatum: Në Indeksin e prosperitetit, e para Norvegjia


Instituti Legatum, me seli në Londër, e ka publikuar raportin më të ri “Indeksi i Prosperitetit”.

Në këtë raport vlerësohen 142 vende sipas arritjeve në mirëqenie, shëndetësi dhe lumturi.

Norvegjia është e para për të pestën herë me radhë, Zvicra radhitet e dyta, Kanadaja është e treta, Suedia e katërta, ndërsa Zelanda e Re në vendin e pestë.

Shtetet e Bashkuara janë plasuar në vendin e 11-të.

Udhëheqësi i Institutit Legatum, Jeffrey Gedmin, ish-president i Radios Evropa e Lirë/Radio Liria, tha se gjatë pesë viteve të kaluara “bota ka parë përmirësim të vazhdueshëm në prosperitet, meqë shtetasit në shumë vende kanë përjetuar përmirësim të mirëqenies”.

Instituti Legatum i vlerëson përmirësimet në fushën e ndërmarrjes, të shëndetësisë dhe të arsimit.

Disa ish-vende sovjetike janë plasuar relativisht mirë në kërë raport. Kazakistani është i 47-ti, Bjellourisa e 58-ta, Rusia e 61-ta, Uzbekistani në vendin e 63-të dhe Ukraina në vendin e 64-të.
XS
SM
MD
LG