Ndërlidhjet

Iran: Aktorja e re u dënua me 18 muaj burg


Aktorja iraniane Pegah Ahangarani
Aktorja iraniane Pegah Ahangarani
Raportohet se një aktore iraniane është dënuar me 18 muja burg lidhur me akuza për siguri.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve IRNA, aktorja 24 vjeçare, Pegah Ahangarani, ishte dënuar me burg për shkak të aktivitetit të saj shoqëror, komenteve politike dhe intervistave, që u kishte dhënë mediave të jashtme.

Nëna e saj, Manijeh Hekman, regjisore filmi, tha se kundër dënimit të vajzës së saj do të ankohet.

Pegah Ahangarani në të kaluarën ishte arrestuar dy herë, por ishte liruar pa akuza.

Për të parë herë ishte arrestuar gjatë protestave kundër rizgjedhjes së ish-presidentit Mahmud Ahmadinexhad, në vitin 2009, ndërsa herën e dytë e kishin dërguar prapa grilave, në vitin 2011.

Asaj i është ndaluar udhëtimi jashtë Iranit.
XS
SM
MD
LG