Ndërlidhjet

logo-print

Pakistan: Persona të armatosur i kanë vrarë 7 anëtarë të një familjeje


Pamje nga provinca Baloçistan në Pakistan

Pamje nga provinca Baloçistan në Pakistan

Persona të armatosur e të panjohur e kanë vrarë një lider fisnor proqeveritar dhe gjashtë anëtarë të familjes së tij, në pjesën jugperëndimore të Pakistanit.

Zyrtarët thanë se incidenti ndodhi sot herët në mëngjes, në Provincën Baloçistan.

Ata thanë se sulmuesit depërtuan në shtëpinë e familjes, e vranë të zotin e shtëpisë, Dhara Khan, së bashku me gruan e tij, djalin, nusen e djalit dhe tre nipër.

Sulmuesit ikën nga vendi i krimit, pas vrasjeve.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm.
XS
SM
MD
LG