Ndërlidhjet

logo-print

Francë: Familja Dibrani kërkon të kthehet


Leonarda Dibrani

Leonarda Dibrani

Prindërit e nxënësese rome, Leonarada Dibrani, dëbimi i së cilës nga Franca ka shkaktuar protesta dhe e ka tronditur qeverinë, ka kërkuar përsëri qëndrim në Francë, ka thënë avokatja e familjes.

Leonarda Dibrani, 15 vjeçare, është dëbuar nga Franca për në Kosovë, më herët këtë muaj së bashku me prindërit dhe vëllëzër e motra.

Rasti i saj ka shkaktuar tmerr, meqë ajo ishte marrë nga policia derisa ishte në turne shkollore së bashku me nxënësit e tjerë, raporton AFP.

Avokatja e familjes, Brigitte Bertin, tha se ajo dje e ka paraqitur kërkesën për “carte de sejour”, që është leje për qëndrim, për familjen Dibrani, në një gjykatë administrative.

Kërkesa e mëparshme për lejeqëndrim ishte refuzuar dhe kjo ka çuar në dëbimin e familjes. Parashihet që brenda tre muajsh do të organizohet dëgjimi.

Pas dëbimit, ka pasur protesta masive, në të cilat është kërkuar që ajo të kthehet në Francë dhe t’i vazhdoj mësimet.
XS
SM
MD
LG