Ndërlidhjet

Kongresi amerikan mban seancë për përgjimet


Ndërtesa e Kongresit amerikan

Ndërtesa e Kongresit amerikan

Një komitet i Kongresit amerikan do të kërkojë përgjigje nga dy prej zyrtarëve më të lartë të inteligjencës amerikane, rreth përgjimit të aleatëve.

Drejtori Kombëtar për Inteligjencë, James Clapper dhe drejtori i Agjencisë Kombëtare të Sigurisë, Keith Alexander, do të paraqiten para komitetit të inteligjencës së Kongresit, që të japin shpjegime rreth përgjimeve të aleatëve evropianë.

Poashtu sot, do të prezantohet drafti për një ligj të ri, i cili do t’iu ndalojë shërbimeve inteligjente amerikane të kryejnë përgjime pa urdhër me shkrim, si dhe të përdorin të dhënat e mbledhura nga përgjimet për të kërkuar informata mbi shtetasit amerikanë.
XS
SM
MD
LG