Ndërlidhjet

Akuza të reja për Navalnyn


Aleksei Navalny
Aleksei Navalny
Kritiku i Kremlit, Aleksei Navalny, po përballet me akuza të reja për shpërdorime dhe spastrim parash, rreth dyshimeve për një skemë mashtruese ndaj një nëndege ruse të kompanisë kozmetike Yves Rocher.

Komiteti Hetus i Rusisë, ka thënë sot se Navalny dhe vëllai i tij Oleg, janë të dyshuar për vjedhje dhe spastrim të 816 mijë dollarëve.

Komiteti ka thënë se lënda është hapur pasi nëndega e kompanisë Yves Rocher kishte kërkuar fillimin e hetimeve.

Nëse shpallen fajtorë, dy vëllezërit mund të dënohen deri më dhjetë vjet burgim.

Navalny i ka quajtur akuzat e reja ndaj tij si “absurde”.

Ai ka mohuar të ketë kryer ndonjë keqpërdorim dhe ka thënë se po persekutohet për shkak të kritikave të tij ndaj presidentit Vladimir Putin.
XS
SM
MD
LG