Ndërlidhjet

Izraeli rikthehet në Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut


Logo e Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut
Logo e Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut
Izraeli ka marrë pjesë në punimet e organit më të lartë të OKB-së për të drejtat e njeriut, për herë të parë pas më shumë se një viti.

Zv. prokurori gjeneral, Shai Nitzan dhe ambasadori në OKB i këtij vendi, Eviator Manor, janë paraqitur para Këshillit të të Drejatve të Njeriut, për të mbrojtur pozicionin izraelit.

Nitzan ka thënë se Izraeli është “i hapur për kritika konstruktive”, por ka shtuar se Këshilli e ka akuzuar vendin e tij në mënyrë joproporcionale në lidhje me sjelljen ndaj palestinezëve.

Izraeli i kishte ndërprerë mardhëniet me këtë Këshill, vitin e kaluar, pas qëllimeve të këtij të fundit për të inicuar një hetim rreth pranisë izraelite në Bregun Perëndimor.
XS
SM
MD
LG