Ndërlidhjet

Siri: Assadi shkarkon zv. kryeministrin


Presidenti sirian, Bashar al-Assad

Presidenti sirian, Bashar al-Assad

Presidenti sirian, Bashar al-Assad e ka shkarkuar nga detyra, zv.kryeministrin Qadri Jamil, i cili raportohet të jetë takuar me zyrtarë amerikanë gjatë vikendit.

Televizioni shtetëror i Sirisë e ka cituar një vendim qeveritar, në të cilin bëhet e ditur se Jamil është pushuar nga puna, pas ankesave për performancën e tij dhe mungesën e koordinimit me zyrtarë të tjerë.

Në të njejtën kohë, agjencia zyrtare e lajmeve SANA, ka raportuar se ai ishte larguar nga detyra për shkak të mosprezencës së pa arsyetuar në punë dhe mbajtjes së takimeve të pa autorizuara.

Sipas një zyrtari anonim të OKB-së, Jamil ishte takuar me zyrtarë amerikanë në Gjenevë gjatë vikendit, ku kishte biseduar rreth mundësisë së mbajtjes së një konference për paqen për Sirinë.

Mbetet e paqartë nëse shkarkimi i tij lidhet me këto takime.
XS
SM
MD
LG