Ndërlidhjet

Përurohet tuneli që lidh dy anët e Stambollit


Stacion afër tunelit të përuruar

Stacion afër tunelit të përuruar

Turqia ka hapur një tunel nënujor që lidh pjesën aziatike të Stambollit me atë evropiane.

Dhjetra mijëra persona kanë marrë pjesë në ceremoninë përuruese, përfshirë edhe kryeministrin Recep Tayyp Erdogan dhe homologun e tij japonez, Shinzo Abe.

Japonia ka investuar një nga katër miliardë dollarët sa ka kushtuar projekti.

Autoritetet shpresojnë se tuneli do të shfrytëzohet nga rreth një milion e gjysmë pasagjerë në ditë, dhe se do ta lehtësojë kaosin e trafikut në Stamboll, sidomos në dy urat të cilat i lidhin aktualisht dy pjesët e shtrira në kontinente të ndryshme të qytetit.

Tuneli është i gjatë 13.6 kilometra, ndërsa punimet nisën në vitin 2004.

Tuneli u inaugurua në 90 vjetorin e Republikës së Turqisë.
XS
SM
MD
LG