Ndërlidhjet

logo-print

Flasin dëshmitarët e parë të sulmeve të telekomanduara amerikane


Ilustrim

Ilustrim

Një mësues pakistanez dhe dy fëmijët e tij janë bërë dëshmitarët e parë që dhanë dëshmitë e tyre rreth sulmeve të telekomanduara amerikane, në Kongresin e Shteteve të Bashkuara.

Raqif Rehman, nëna e të cilit u vra në tetor 2012 nga një sulm i tillë, ka dëshmuar së bashku me fëmijët Nabila dhe Zubair, të cilët ishin në mesin e të lënduarve në sulmet e kryera në rajonin Waziristan.

Rehman ka thënë se po pret ende përgjigje për nënën e tij 67 vjeçare.

“Askush nuk më ka treguar ende se pse u vra nëna ime atë ditë”, ka thënë ai.

SHBA-të e kanë mbrojtur programin e tyre të sulmeve të telekomanduara si pjesë e luftës kundër grupeve terroriste.

Zëdhënësi i Shtëpisë së bardhë, Jay Carney, ka thënë javën e kaluar se administrata po heton raportet rreth vrasjeve të civilëve gjatë sulmeve në Pakistan dhe Jemen.
XS
SM
MD
LG