Ndërlidhjet

Dëshmi të reja për aksidentin e anijes “Costa Concordia”


Anija "Costa Concordia"
Anija "Costa Concordia"
Një vallëtare moldaviane, e cila ishte në bordin e anijes “Costa Concordia”, kur ajo u përplas në një ishull të Italisë, ka pranuar se ka qenë e dashura e kapitenit të anijes Francesco Schettino.

Tridhjetëedy nga më shumë se 4,200 pasagjerët e anijes vdiqën në janar të vitit 2012, kur ndodhi aksidenti.

Duke dëshmuar në gjykimin për këtë ngjarje, Domnica Cemortan ka thënë se ajo ndodhej në urë, bashkë me kapitenin në çastet kur ndodhi aksidenti.

Kapiteni Schettino po përballet me akuza të shumëfishta për vrasje pa paramendim dhe braktisje të anijes.

Ai përballet me burgosje deri në njëzet vjet, nëse shpallet fajtor.
XS
SM
MD
LG