Ndërlidhjet

Lirohen katër pengjet franceze në Niger


Presidenti francez, Francois Hollande

Presidenti francez, Francois Hollande

Presidenti francez Francois Hollande ka njoftuar se katër shtetasit francezë që po mbaheshin peng në Niger që nga viti 2010 janë liruar.

Hollande e ka bërë publik lirimin gjatë një vizite në Sllovaki, pasi kishte pranuar një telefonatë nga presidenti i Nigerit.

Katër francezët po punonin për një kompani bërthamore kur u kapën nga grupet ekstremiste islamike.

Ministri i Jashtëm francez, Laurent Fabius dhe ai i Mbrojtjes, Jean-Yves Le Drian njoftohet se ndodhen në Niger për t’i marrë të liruarit, dhe se ata do të sillen në Francë sa më parë që të jetë e mundur.
XS
SM
MD
LG