Ndërlidhjet

Alexander mohon që SHBA-ja të ketë përgjuar qytetarët evropianë


Kreu i Agjencisë Kombëtare të Sigurisë, Keith Alexander
Kreu i Agjencisë Kombëtare të Sigurisë, Keith Alexander
Shërbimet inteligjente evropiane i kanë ndarë me SHBA-në, informatat e mbledhura nga telefonat, ka thënë kreu i Agjencisë Kombëtare të Sigurisë, Keith Alexander.

Agjencia e lajmeve AFP raporton se Alexander iu ka thënë ligjvënësve amerikanë që raportimet e tjera të medieve “janë plotësisht të pavërteta”.

“Që të jem tërësisht i qartë, nuk bëhet fjalë për informacione të cilat ne i kemi mbledhur nga shtetasit evropianë”, citohet të jetë përgjigjur Alexander në pyetjet e ligjvënësve rreth shkrimeve të shumta të medieve, të cilat bazohen në dokumentet e publikuara nga ish-kontraktori Edward Snowden.
XS
SM
MD
LG