Ndërlidhjet

Indi: Dhjetra të vdekur nga përplasja e autobusit


Ilustrim

Ilustrim

Policia në Indi ka njoftuar se nga përplasja e një autobusi në veri të vendit, kanë mbetur të vdekur së paku 40 persona.

Me gjasë shoferi i autobusit po provonte të tejkalonte një veturë tjetër, kur ndodhi aksidenti.

Viktimat vdiqën si pasojë e flakëve që u shkaktuan nga përplasja e fortë.

Sipas Organizatës Botërorë të Shëndetësisë, India është vendi me vdekshmërinë më të lartë nga aksidentet në komunikacion.

Sipas policisë më shumë se 110 mijë persona vdesin çdo vit në aksidentet që ndodhin në këtë vend.
XS
SM
MD
LG