Ndërlidhjet

Clapper: Përgjimi i liderëve, praktikë bazike


Drejtori i Inteligjences Kombëtare, James Clapper
Drejtori i Inteligjences Kombëtare, James Clapper
Drejtori i inteligjencës amerikane i ka thënë Kongresit të martën se përgjimi i liderëve është gjë e zakonshme dhe se ka qenë prej kohësh praktikë e spiunimit të SHBA-së dhe të shumë shteteve të tjera.

James Clapper iu ka thënë ligjvënësve se “zbulimi i qëllimeve të liderëve botërorë” është praktikë bazike CIA-s.

Clapper gjithashtu tha se edhe aleatët e kishin spiunuar “pa dilemma” SHBA-në.

Clapper i bëri këto komente si pjesë e një seance dëgjimore në Kongresin amerikan, ku ligjvënësit kërkuan përgjigje rreth raportimeve të fundit të medieve për përgjimin e dhjetra liderëve botërorë, përfshirë shumë aleatëve, nga ana e shërbimeve sekrete amerikane.
XS
SM
MD
LG