Ndërlidhjet

Asambleja Gjenerale voton përsëri kundër embargos amerikane ndaj Kubës


Flamuri i OKB-së

Flamuri i OKB-së

Asambleja Gjenerale e OKB-së ka votuar për të njëzetedytën herë radhazi, kundër embargos që SHBA-ja i ka vënë Kubës.

Vota simbolike ishte 188 me 2, përfshirë edhe tri abstenime.

Kundër rezolutës kanë votuar vetëm vetë SHBA-ja dhe Izraeli.

Rezolutat e Asamblesë Gjenerale nuk kanë fuqi ligjore obligative.

Embargoja ekonomike, financiare dhe tregëtare, ishte vendosur në vitin 1960, pas nacionalizmit të pronave që iu përkisnin shtetasve dhe koorporatave amerikane nga ana e Kubës.

Sanksionet ishin përforcuar në pothuajse nivelin e një embargoje totale në vitin 1962.
XS
SM
MD
LG