Ndërlidhjet

logo-print

OKB: Hetime për të drejtat e njeriut në Korenë Veriore


Pamje nga Korea Veriore

Pamje nga Korea Veriore

Hetuesit e OKB-së, të cilët po merren me hetimin e krimeve eventuale kundër njerëzimit në Korenë Veriore, do të mbajnë dy ditë seanca dëgjimore publike në Uashington, duke nisur sot.

Kreu i panelit hetues, Michael Kirby, i ka thënë Asamblesë Gjenerale se të dhënat e mbledhura deri më tani flasin për një “shkelje të rëndë dhe sistematike të të drejtave të njeriut”.

Ai shtoi se kur komisioni të dorëzojë raportin e vetë final, “komuniteti ndërkombëtar do të duhet të përballet me përgjegjësitë e tij dhe të vendosë se çfarë hapash do të ndërmerren më tutje”, për t’i mbrojtur njerëzit në Korenë Veriore.

Paneli pritet t’ia përcjellë rekomandimet e veta OKB-së, gjatë marsit të vitit 2014.
XS
SM
MD
LG