Ndërlidhjet

BE: Edhe 12 muaj sanksione për Bjellorusinë


Flamuri i BE-së

Flamuri i BE-së

Bashkimi Evropian i ka zgjatur edhe për dymbëdhjetë muaj të tjerë sanksionet ndaj Bjellorusisë.

Në një komunikatë të lëshuar të marten, BE ka sqaruar se zgjatja e sanksioneve vjen si pasojë e keqtrajtimit të të burgosurve politikë, abuzimit të të drejatve të njeriut dhe mungesës së reformës demokratike dhe asaj ligjore.

Vendimi nënkupton që ngrirja e aseteve dhe ndalesa për hyrjen në BE, do të vazhdojë të vlejë deri më 31 tetor 2014, për 232 individë dhe 25 entitete bjelloruse.

Por, BE-ja ka shtuar se vazhdon të mbetet e përkushtuar në “polikën e saj të angazhimit kritik me Bjellorusinë”, me qëllim të promovimit të të drejtave të njeriut dhe demokracisë.
XS
SM
MD
LG