Ndërlidhjet

Irak: Dhjetra të vdekur nga sulmet me bomba


Ilustrim
Ilustrim
Iraku është goditur nga sulme të reja me bomba mbrëmjen e vonë të së martes.

Dy sulme vetëvrasëse kanë vrarë së paku 11 zyrtarë të policisë dhe ushtrisë dhe kanë plagosur mëse 19 të tjerë, në veri të Bagdadit.

Sulmuesit hodhën veten në erë jashtë shtëpisë së një lideri të milicisë sunite, i cili po mbante një darkë me të ftuar.

Vetë lideri i milicisë, Said Jassim, nuk u lëndua nga sulmi.

Ndërkohë, në qytetin verior të Mosulit, Reuters raporton që nga shpërthimi i një bombe afër një stacioni policor, mbetën të vdekur 8 persona, përfshirë disa policë.

Askush nuk e ka marrë ende përgjegjësine për rastin, edhepse Al-Kaida kryen shpesh sulme të tilla në këtë rajon.
XS
SM
MD
LG