Ndërlidhjet

logo-print

Prishtinë: Një muaj paraburgim për tre të dyshuar për zhvatje


Logo e Policisë së Kosovës

Logo e Policisë së Kosovës

Të marten, një gjyqtar ndërkombëtar i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore në Prishtinë, me kërkesë të prokurorit, ka urdhëruar një muaj paraburgim për tre të dyshuar.

Të dyshuarit u arrestuan të hënën, më 28 tetor, në bazë të urdhrit të një prokurori ndërkombëtar nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK) dhe dyshohen për kryerje të veprës penale të krimit të organizuar në lidhje me zhvatje.

Si pjesë e këtij operacioni, policët e EULEX-it, të ndihmuar nga Policia e Kosovës, kanë kryer bastisje në shtatë lokacione në rajonin e Prishtinës dhe të Pejës.
XS
SM
MD
LG