Ndërlidhjet

Pala afgane takohet me Baradarin në Pakistan


Kryeministri afgan, Hamid Karzai

Kryeministri afgan, Hamid Karzai

Afganistani thotë se negociatorët e saj do të udhëtojnë për në Pakistan që të takohen me ish-komandantin taliban Mullah Baradar.

Një komunikatë e lëshuar nga zyra presidentit Hamid Karzai, bëri të ditur se Këshilli i Lartë afgan i Paqes, do të udhëtojë “së shpejti” në Pakistan për bisedimet me Baradarin.

Marrëveshja u arrit gjatë bisedimeve në mes të Karzait dhe kryeministrit pakistanez Naëaz Sharif.

Baradar ishte ishte zv.udhëheqës i talibanëve deri në arrestimin e tij në Pakistan në vitin 2010, dhe roli i tij konsiderohet kyç në përpjekjet për të rinisur bisedimet e paqes, derisa trupa e huaja përgatiten të largohen nga Afganistani, deri në fund të vitit 2014.

Pakistani pati paralajmëruar lirimin e tij nga burgu në shtator, por ai vazhdon të mbetet në këtë vend, nën masa të rrepta mbikqyrjeje.
XS
SM
MD
LG