Ndërlidhjet

Iran: HRW bën thirrje për ndaljen e ekzekutimeve


Drejtori ekzekutiv i Human Rights Watch, Kenneth Roth

Drejtori ekzekutiv i Human Rights Watch, Kenneth Roth

Human Rights Watch (HRW) ka bërë thirrje për shpalljen e moratoriumit, pas ekzekutimeve të cilat i konsideron si “të jashtëligjshme dhe të motivuara politikisht”.

Thirrja vjen pasi autoritetet iraniane ekzekutuan gjashtëmbëdhjetë persona të shtunën, në atë që e quajtën “hakmarrje” për vrasjen e rojeve kufitare në kufirin mes Pakistanit dhe Iranit.

Në të njejtën ditë u ekzekutuan edhe dy të burgosur kurdë, nën akuzat për lidhje me grupe të armatosura.

Organizata me seli në Nju Jork, bën të ditur se në vitin 2013 janë dokumentuar katërqind ekzekutime në Iran.

Të hënën organizata tjetër “Amnesty International” ka thënë se këto ekzekutime tregojnë që autoritetet iranine “vazhdojnë të mbështeten në ekzekutime të sponsorizuara nga shteti”.
XS
SM
MD
LG