Ndërlidhjet

Azerbajxhan: Gazeta opozitare nën presione të vazhdueshme


Logo e gazetës, Azadliq

Logo e gazetës, Azadliq

Gazeta opozitare e Azerbajxhanit, “Azadliq”, po përballet me mbylljen, si pasojë e presioneve financiare.

Një gjykatë në Baku vendosi të marten se gazeta duhet të paguajë një gjobë prej 3,800 dollarësh si pasojë e mospagesës së një gjobe të mëhershme.

Kryeredaktori i gazetës, Rahim Haciyev, ka thënë të marten se gazeta po përballet me presione të vazhdueshme nga autoritetet, pas kritikave të saj për zgjedhjet presidenciale të 9 tetorit, ku Ilham Aliyev, fitoi një mandat të tretë në detyrë.

Ai ka shtuar se edhe shtëpia botuese e Azerbajxhanit ka kërcënuar se nuk do ta shtypë gazetën, nëse nuk paguhet të paktën një pjesë e borxhit prej 25,500 dollarësh.
XS
SM
MD
LG