Ndërlidhjet

Pakistan: Mbijeton e dhunuara dhe varrosura për së gjalli


Ilustrim
Ilustrim
Një e mitur pakistaneze ka arritur të mbijetojë, pasi ishte dhunuar dhe varrosur për së gjalli.

Mediet në Indi kanë cituar, Siddique Mughal, një resident të provincës Punjab, të ketë thënë se e bija e tij trembëdhjetë vjeçare, ishte dhunuar nga dy burra derisa po shkonte në mësimet fetare.

Ai ka thënë se e bija e tij kishte arritur të dilte nga gropa e dheut, në të cilën e kishin vendosur përdhunuesit.

Mughal e ka raportuar rastin në polici, por sipas tij autoritetet policore kanë refuzuar të bashkëpunojnë ose të hapin një hetim për rastin.

Por, një gjykatë në Lahore, e cila është njoftuar për këtë rast, ka urdhëruar një gjykatës që të merret me hetimet.

E njejta gjykatë e ka urdhëruar policinë që të kryejë një hetim, dhe ta dorëzojë një raport sa më shpejt që të jetë e mundur.
XS
SM
MD
LG