Ndërlidhjet

logo-print

Ukrainë: Mashtrime masive në lotarinë amerikane të vizave


Ilustrim

Ilustrim

Departamenti i amerikan i Shtetit ka thënë se programi i saj i loterisë për vizat në Ukrainë, është përshkuar nga mashtrime të mëdha.

Një raport i departamentit njofton se mashtruesit, me bazë në perëndim të Ukrainës, i kanë futur emrat dhe të dhënat e mijëra personave në mënyrë ilegale në këtë program.

Ukrainasit e përzgjedhur nga lotaria janë kontaktuar pastaj nga mashtruesit, të cilët kanë kërkuar një shumë prej 15 mijë dollarësh për konfirmimin e numrave të nevojshëm për vazhdimin e procesit të aplikimit për vizë.

Ata të cilët nuk kishin mundësi për të paguar shumë të tilla, detyroheshin të hynin në martesa të rrejshme me personat të cilët kishin mundësi më të mira financiare, në mënyrë që të fitonin të drejtën për të jetuar në SHBA.

Ende nuk janë kryer arrestime në lidhje me rastin.
XS
SM
MD
LG