Ndërlidhjet

SHBA: Kufizime për thëngjill, testi lidhur me Kosovën


Ilustrim

Ilustrim

Shtetet e Bashkuara mbrëmë vonë i kanë shpallur planet për kufizimin e financimit të centraleve elektrike me thëngjill jashtë Amerikës, në kuadër të strategjisë ndërkombëtare të Uashingtonit për t’i luftuar ndryshimet klimatike.

Thesari i Shteteve të Bashkuara (praktikisht Ministria e financave) tha se do ta mbështesë vetëm financimin për centrale me thëngjill në vendet më të varfëra të botës, nëse ato nuk kanë alternativa të tjera efikase për reduktimin e emisionit të gazrave.

Ky kufizim do të ketë ndikim në mbështetjen nga Shtetet e Bashkuara për centrale të reja me thëngjill, që financohen nga bankat zhvillimore globale, siç është Banka Botërore.

Mëtutje, siç raporton agjencia Reuters nga Uashingtoni, testi real për këtë strategji mund të ndodhë vitin e ardhshëm, kur Banka Botërore duhet të vendos nëse do të lejojë garancione për kredi për një central për prodhimin e rrymës elektrike me thëngjill në Kosovë.

Nuk është menjëherë e qartë nëse Kosova do të konsiderohet njëri nga vendet më të varfëra në botë, sipas udhëzimeve të reja të Shteteve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG