Ndërlidhjet

Siri: I dërguari Brahimi u takua me presidentin Assad


Lakhdar Brahimi (majtas) gjatë takimit të djeshëm me zëvendëskryeministrin e Sirisë Walid al-Moallem në Damask
Lakhdar Brahimi (majtas) gjatë takimit të djeshëm me zëvendëskryeministrin e Sirisë Walid al-Moallem në Damask
I dërguari i Ligës Arabe dhe i Kombeve të Bashkuara, Lakhdar Brahimi, sot është takuar shkurtazi me presidentin e Sirisë, Bashar al-Assad, në përpjekje për ta shtuar mbështetjen për konferencën e paqes, e cila është shtyrë tash e sa kohë.

Takimi i sotëm në kryeqytetin Damask të Sirisë ka zgjatur më pak se një orë.

Nuk ka informacione për përmbajtjen e bisedimeve në këtë takim.

Konferenca ndërkombëtare paqësore, e quajtur Gjeneva 2, e paraparë për muajin e ardhshëm, ka për synim fillimin e një procesi politik në Siri për përfundimin e Luftës Civile në këtë vend, nga e cila deri tash, janë vrarë më se 100 mijë njerëz.

Opozita e Sirisë është e ndarë lidhur me çështjen se a duhet të jetë pjesëmarrëse në këtë konferencë, ndërsa presidenti Bashar al-Assad, dhe aleati i tij, Irani, thonë se do të marrin pjesë në konferencë nëse nuk ka parakushte.
XS
SM
MD
LG