Ndërlidhjet

logo-print

BE: Po hetohen raportet për spiunim të G20-tës në Rusi


Ilustrim

Ilustrim

Bashkimi Evropian thotë se po zhvillon hetime për raportet në gazeta se Rusia është përpjekur t’i spiunoj liderët e grupit G20, në samitin në Shën Petersburg, muajin e kaluar.

Lidhur me këtë çështje thuhet se ende po kërkohen dëshmi.

Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Frederic Vincent, tha sot se ekspertët po i shikonin dhuratat, siç janë USB-të, që u janë dhënë pjesëmarrësve në samitin e G20-tës, por “analiza e softuerit dhe harduerit nuk ka rezultuar me ndonjë shqetësim serioz të sigurisë”.

Akuzat se Rusia është përpjekur t’i spiunoj pjesëmarrësit në samitin G20-të, së pari janë paraqitur në një gazetë italiane këtë javë.

Rusia i ka hedhur poshtë këto akuza si “një përpjekje për ta shmangur vëmendjen” nga shqetësimet për raportet e spiunimit të agjencive të Shteteve të Bashkuara ndaj liderëve botërorë.
XS
SM
MD
LG