Ndërlidhjet

Francë: Personat e rrëmbyer në Nigeri u kthyen në shtëpi


Ministri i jashtëm francez Laurent Fabius

Ministri i jashtëm francez Laurent Fabius

Katër shtetasit francezë, që ishin liruar nga militantët e ndërlidhur me al-Kaidën në Nigeri, janë kthyer në Francë, pas tri vjetësh.

Lajmi për lirimin e shtetasve, Pierre Legrand, Thierry Dol, Marc Feret dhe Daniel Larribe, është publikuar mbrëmë vonë.

Të katër personat punonin për kompaninë franceze atomike Areva në vendin Arlit të Nigerisë, kur ata ishin rrëmbyer në shtator të vitit 2010, nga militantët e ndërlidhur me al-Kaidën, të grupit islamik Magreb.

Ministri i jashtëm i Francës, Laurent Fabius, ka udhëtuar për në Nigeri për t’i përshëndetur katër shtetasit dhe për tu kthyer në Francë së bashku me ta.

Gazeta franceze Le Monde, e ka cituar një burim të afërt me negociatat për lirimin e shtetasve francezë, që ka pretenduar se Franca ka paguar afro 20 milionë euro për lirimin e tyre.

Qeveria e Francës e ka hedhur poshtë pohimin se ka paguar për lirimin e francezëve të rrëmbyer.
XS
SM
MD
LG