Ndërlidhjet

Irak: Maliki kërkon ndihmë nga SHBA-të në luftën kundër terrorit


Nuri al-Maliki

Nuri al-Maliki

Kryeministri i Irakut, Nuri al-Maliki, ka kërkuar nga Shtetet e Bashkuara, që ta ndihmojnë vendin e tij në luftën kundër terrorit, në periudhën kur Maliki përgatitet për takim me presidentin Barack Obama, pasnesër në Uashington.

Por, një grup i senatorëve amerikanë me ndikim, i kanë tërhequr vërejtjen kryeministrit Maliki, se “kequdhëheqja e tij” ka kontribuar në rritjen e dhunës në Irak.

Në një artikull në të përditshmen New York Times, dje ai ka shkruar se Iraku po ballafaqohet me fushatën terroriste të al-Kaidës dhe se ai dëshiron që Shtetet e Bashkuara ta furnizojnë Irakun me armatim të sofistikuar për luftimin e terroristëve.

Në një letër dërguar presidentit Obama, një grup i senatorëve demokratë dhe republikanë kanë shkruar se “dështimi në qeverisje po i shtynë shumë sunitë në Irak në armët e al-Kaidës”.
XS
SM
MD
LG